27.8 C
Skopje
Wednesday, July 6, 2022

Pas Amazon, Apple – Microsoft e Facebook, edhe vlera e Teslas arrin në një trilion dollarë

Aksionet e gjigantit Tesla (TSLA) janë rritur brenda një dite për katër herë, duke sjell kapitalizmin e tregut për veturat elektrike në mbi 1 trilion dollarë për herë të parë në histori.

Aksionet u rritën aq shumë duke shkuar në 9.8 për qind dhe arritur shumën prej 998.74 dollarë. E me kapitalizmin e tregut prej 1 trilion dollarë, Tesla i bashkohet kompanive gjigante të teknologjisë me një vlerë të tillë në treg, transmeton Telegrafi.

Vlerën e tillë në treg deri më sot e kishin gjigantët si Amazon, Apple, Microsoft dhe kompania simotër e Google – Alphabet. E Facebook ishte anëtari i fundit që iu bashkuar këtij “klubi” në shtator.

Kjo rritje vjen edhe si rezultat i konfirmimin të lajmit, se kompania Hertz ka porositur 100.000 vetura Tesla që pritet t’ju dorëzohen në fund të vitit 2022.

Hertz po e konsideron si ofertën më të madhe që e ka ofruar në Amerikën e Veriut dhe njëherit njërën prej më të mëdhave në botë – duke porositur vetura të reja elektrike, për faktin merret me dhënien me qira të veturave.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img