30.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Parlamenti i Portugalisë miraton projektligjin e rishikuar që legalizon eutanazinë

Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projekt-ligj të rishikuar që legalizon eutanazinë për njerëzit e sëmurë dhe të plagosur rëndë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, legjislacioni kërkon ende nënshkrimin e presidentit të Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa për t’u bërë ligj, dhe dihet se ai ka rezerva të thella për këtë vendim.

Nëse ai nënshkruan versionin e dytë të projektligjit, Portugalia do të bëhet një nga vendet e pakta në botë që i lejon procedurat.

Vetëm Belgjika, Luksemburgu, Holanda dhe Spanja kanë legalizuar format e eutanazisë.

Parlamenti miratoi versionin e parë të projektligjit në janar, por u refuzua nga Gjykata Kushtetuese e vendit pas një kërkese rishikimi nga presidenti Rebelo de Sousa. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img