22.8 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Paris Saint-Germain vazhdon interesimin për Brozovicin

Klubi francez, Paris Saint-Germain e ka ende si objektiv mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.

Brozovic është njëri nga lojtarët kryesor të Interit në sezonet e fundit dhe ishte njëri nga vendimtarët në fitimin e titullit në sezonin e fundit në Serie A.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që kroati të pëlqehet shumë nga klubet evropiane.

Situata e tij me kontratën që skadon në fund të sezonit dhe mos rinovimi deri tani ka bërë që interesimi vetëm të rritet.

Sipas mediumit Corriere Dello Sport, Brozovic është subjekt i interesimit nga Paris Saint-Germain.

Gjigantët e Ligue 1 po planifikojnë të bëjnë një ofertë për 28-vjeçarin, i cili do të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme.

Interi po punon për ta lidhur Brozvic me kushte të reja, por koka e tij mund të kthehet nëse PSG përpiqet ta josh atë për tu transferuar në Francë në afatin e janarit.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img