5.8 C
Skopje
Saturday, December 4, 2021

Parashikimin motit për ditën e sotme

Shkup, 25 shtator – Moti mëngjesin e sotëm do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet të kemi mot me diell dhe të ngrohtë.

Pritet të ketë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me diell dhe erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë në 28 gradë Celsius.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se moti i qëndrueshëm me temperatura dukshëm më të larta ditore do të mbizotërojë deri të hënën.

Nga e marta dhe në dy ditët e ardhshme moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, me intensitet të ndryshueshëm. Temperaturat ditore do të jenë në rënie.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img