Parandalohet një vrasje me armë mes dy komshinjve në Gramsh.
N gjarja ka ndodhur në fshatin Shëmrizë.
Shtetasi me inicialet G.H., rrëmbeu armën dhe kërcënoi komshiun me inicialet H.A., për ta vrarë, por falë ndërhyrjes së policisë, ngjarja e rëndë u parandalua.
Agresori 52 vjeçar u vu në pranga, ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.