35.8 C
Skopje
Tuesday, July 23, 2024

Paralajmërimi për padi, reagojnë krerët e Gazi Babës dhe Velesit

Shkup, 14 shtator – “Ne jemi duke u menduar që edhe ne ti marrim t’i shfrytëzojmë instrumentet e karakterit penal dhe juridik. Është neni 137 i Kodit Penal që sanksionon çështjen e barazisë dhe mos diskriminimit. Cili do kryetar i komunës, përfshirë edhe ai i Gazi Babës, kur do t’i ngritet padi penale, kur do ti vëndohen prangat për këtë vepër penale a e dini sa është vepra penale e ndëshkueshme, 6 muaj deri 5 vjet burg”, deklaroi Agim Nuhiu, zv/ministër i Arsimit.

Kjo deklaratë e zv/ministrit të Arsimit, Agim Nuhiu në Intervistën në Alsat nxiti revoltë dhe reagime të shumta si në komunën Gazi Babë të Shkupit ashtu  edhe në Veles. Reagoi edhe opozita shqiptare. Nga Komuna e Velesit thanë për Alsat se nxënësit shqiptarë të këtij rajoni nuk mbetën pa mësim për shkak të diskriminimit por sepse nuk plotësuan pikët e kërkuara për t’u pranuar në gjimnaz. Madje, nga Velesi thane se kur bëhet fjalë për mungesë të kuadrit shqiptar, për këto të fundit është bërë kërkesë por akoma nuk është siguruar nga MASH. Ndërkohë, nga Komuna e Gazi Babës në Shkup kujtuan zv ministrin e Arsimit, Agim Nuhiu se nuk ka bazë për padi penale pasi në asnjë shkollë nuk diskriminohen nxënësit shqiptar. Kur bëhet fjalë për shkollën “Njegosh” në Jurumleri ku nuk ka paralele shqipe nga klasa e gjashtë deri në atë të nëntë, nga komuna e Gazi Babës thanë se kjo është rezultat I mashtrimeve politike të BDI-së e cila premtoi zgjidhje të problemit përmes ndërtimit të një shkolle të re në Idrizovë, që sipas komunës në fjalë, nga shtatori i vitit 2019 mbeti vetëm premtim në letër dhe asgjë më shumë.Fadil Zeneli nga Lëvizja Besa kujtoi zv/ministrin Nuhiu se ka pasur të gjitha mundësitë dhe mekanizmat ligjorë për të zgjidhur problemin e nxënësve në Veles dhe nxënësve në Idrizovë. Madje, Zeneli tha se një deklaratë e tillë nuk mund të jetë asgjë më shumë përveç se përfitim i pikëve politike.“Më tepër, intervista e tij mu duk si një pamflet politik i tij për vetëm me përfitu poena politik se ne diçka ndërmarrim, mirëpo ai është zv ministër, nuk është qytetar i rëndomtë, nuk është ndonjë institucion, ndonjë organizatë joqeveritare që kujdeset mbi bazën e diskriminimit apo antidiskrimiimit. Ai është zv/ministër, i ka të gjitha instrumentet ligjore, kushtetuese, autorizimet të ndërmerr veprime të caktuara  kushtetuese për shkak se e drejta e shkollimit në gjuhë amtare është e garantuar me kushtetutë dhe ministri i Arsimit dhe Qeveria kanë obligim këtë punë ta ecin, jo të krijohet problem që fëmijët dy ose tre javë të enden”, tha Fadil Zeneli, deputet.16 nxënësit shqiptarë të Velesit një ditë më parë nisën me mësim pasi për dy javë radhazi nuk u pranuan në gjimnazin e Velesit “Koço Racin” sepse nuk plotësonin pikët për tu pranuar, pavarësisht që Ministria e Arsimit lejoi një gjë të tillë. Ndërkohë, 13 nxënësit shqiptarë të Idrizovës që tashmë duhet të jenë në klasë të gjashtë vazhdojnë të mbesin pa proces mësimor për shkak se në shkollën fillore “Njegosh” në Jurumleri nuk ka paralele shqipe nga klasa e gjashtë deri në atë të nëntë. 

Marketing
Related news