26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Panovski: Nevojitet mësim online për nxënësit për të paranadluar përhapjen e coronavirusit

Shkup, 14 dhjetor – Mikrobiologu Nikolla Panovski propozon që para Vitit të Ri të ketë dy javë pushim të detyruar, përkatësisht dy javë mësim online për nxënësit.

Ai për “Alfa” tha se nxënësit duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar një përkeqësim të mundshëm të situatës epidemiologjike dhe përhapjen e mutacionit të ri omikron.

“Do të merrja masa dhe tani, dy javë pas Krishtlindjeve Katolike, mendoj se është e nevojshme që fëmijët të shkojnë në mësim online dhe në këtë mënyrë të reduktohet transporti publik. Atëherë ne nuk do të mendojmë nëse fëmijët duhet të mbajnë apo jo maska”, tha ai.

Lloji Omicron është tashmë i pranishëm në rajon. Së fundmi është konfirmuar edhe në Slloveni.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img