Ohër, 20 shtator – Aleanca e NATO-s dhe aleatët i karakterizojnë ndryshimet klimatike si çështje sigurie nga prioriteti më i lartë. Sekretari shtetëror i mbrojtjes Dragan Nikoliq në panel-diskutimin e sotëm përkushtuar mbështetjes civile-ushtarake të katastrofave civile të mbajtur në suaza të stërvitjes së NATO-s “Maqedonia e Veriut 2021” potencoi se zjarret me të cilat u përball Maqedonia e Veriut si dhe shtetet e Evropës Juglindore i vendosën në test të gjitha kapacitetet e disponueshme, gatishmërinë, kuadrin e plotë, trajnimin e tyre, si dhe koordinimin e gjithë sistemit për mbrojtje dhe shpëtim. Sipas Nikoliqit, konkluzioni është i qartë – sistemi është vendosur, por hapësirë për përmirësim ka.
Nikoliq theksoi se Armata viteve të fundit gjithmonë ëdhtë përfshirë në gjendje të krizave, ndërsa efektet e angazhimit të kapaciteteve të armatës në ballafaqimin me gjendjet e krizave ishin jashtëzakonisht të dukshme në përmbytjen që e përfshiu kryeqytetin në vitin 2016, si dhe para dy muajve kur tërësisht ishte përfshirë si mbështetje e institucioneve civile në ballafaqimin me stuhitë e zjarrit në territorin e të gjithë vendit. Ai përkujtoi se në periudhën nga fillimi i gushtit deri në fillim të shtatorit ishin angazhuar gjithsej rreth dy mijë pjesëtarë të Armatës si dhe aviacioni i armatës, që gjatë shuarjes së zjarreve realizuan mbi 80 orë fluturim dhe hedhën mbi 500 ton ujë.
Sipas tij, sistemi duhet të punojë që të jetë ende më i gatshëm për ballafaqim me katastrofat nga ai lloj. Si pika të rëndësishme në atë drejtim ai i potencoi përforcimin e sistemit për përgjigje të katastrofave – përmirësimin e koordinimit, ndërtimin e kapaciteteve të dyfishta në Armatë dhe përmirësimin e kushteve për punë në institucione për ballafaqim me katastrofat natyrore.
Asnjë vend nuk mundet vetëm të ballafaqohet me katastrofat natyrore me përmasa të mëdha”, tha Nikoliq duke shtuar se Maqedonia e Veriut është vendi i parë që ofron ndihmë, ndërsa qasje të ngjashme demonstruan edhe shtetet fqinje dhe aleatët të cilët pa rezerva ndihmuan në ballafaqimin me zjarret këtë verë.
Në panel-diskutimin, përveç sekretarit shtetëror Nikoliq, morën pjesë edhe Mark Di Paulo, drejtor për ndërtimin e kapaciteteve në institucionet mbrojtëse në NATO dhe Shefik Bajrami, ndihmës drejtor i Byrosë për Siguri Publike.