33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Panel diskutim “Vlerësim i kapitujve 23 dhe 24- Përparim pa fillim të negociatave me BE-në?”

Shkup, 17 dhjetor – Fondacioni “Konrad Adenauer” sot do të organizojë ngjarjen hibride “Katedra Adenauer 2021: Vlerësim të kapitujve 23 dhe 24- Përparim pa fillim të negociatave me BE-në?”

Ngjarja organizohet në bashkëpunim me Qendrën për studime evropiane “Vilfred Martens” nga Brukseli, Instituti për kërkime shoqërore MK91 nga Shkupi dhe Fakulteti Juridik pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip.

Është paralajmëruar pjesëmarrje edhe e Ana Nikodinovska Kërstevskës profesor i çrregullt në sferën e të Drejtës në BE pranë Universitetit “Goce Dellçev”- Shtip, Andrej Lepavcov ish ambasador i BE-së, Alekasandar Spasenovski profesor i Fakultetit Juridik “Justiniani i parë”- Shkup, Vasko Naumovski kryetar i Institutit për kërkime shoqërore- MK91, Boris Josifovski sekretar i përgjithshëm në Kabinetin e ish presidentit Gjorge Ivanov (2009-2019) dhe Kosta Bogdanov nga Shoqata e avokatëve “Bogdanov dhe Bogdanov”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img