Shkup, 2 shtator – Panel diskutim “Realizimi i shërbimeve digjitale për qytetarët”, në organizim të Fondacionit për liri “Fridrih Nauman”, Fondacionit për internet dhe shoqëri Metamorfozis dhe Institutit për Shkenca shoqërore dhe humanitare – Shkup (ISSHS), do të mbahet sot në hotel “Aleksandar Pallas”.
Në ngjarje është paralajmëruar prania e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.
Në fillim të diskutimit do të prezentohen dy punime hulumtuese: “Analiza e shërbimeve elektronike në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut” dhe “Digjitalizimi si rrugë e administratës së vërtetë të orientuar drejt qytetarëve: decentralizimi i proceseve si mjet për reformë të përshpejtuar dhe efektive”.