33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Panairi virtual për studime në Francë

Shkup, 15 dhjetor – Instituti francez në Shkup sot nga ora 10 deri në ora 18 do të mbajë Panairin virtual për studime në Francë.

Nga Instituti francez në Shkup informojnë se Panairi paraqet ngjarje të shkëlqyeshme për takim të gjimnazistëve vendor, studentëve, profesorëve universitar, që dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë në Francë ose që duan të realizojnë bashkëpunim universitarë.

“Kjo është mundësi e shkëlqyeshme për të marrë të gjitha informacionet e duhura për ofertën e programeve studimore drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e universiteteve franceze të pranishme në panair, si dhe informacione për të gjitha aspektet e jetës studentore në Francë”, tregojnë nga Instituti francez.

Ngjarja do të mbahet në organizim të Institutit francezë në Shkup dhe Agjencisë franceze për arsim të lartë “Kampus Frans”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img