14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Pamje nga xhirimet e klipit “Era” të Dafina Zeqirit dhe Butës

Ajo në fillim të këtij muaji solli albumin e ri të quajtur “Dafinë Moj”.

Bëhet fjalë për artisten shqiptare, Dafina Zeqirin, e cila solli plot 14 këngë e në mesin e tyre kishte edhe disa bashkëpunime.

Një të tillë e realizoi edhe me reperin nga Ferizaj, Buta, projekti i të cilëve titullohet “Era”.

Buta (Foto: Instagram)

Ky projekt tanimë po finalizohet edhe me videoklip dhe së fundmi u ndanë edhe disa pamje nga xhirimet.

Ka qenë vet reperi ai i cili postuar disa imazhe të klipit në Instagram, aty ku numëron mbi 300 mijë ndjekës.

Dyshja shfaqen në formë të mirë pranë një tavoline, derisa reagimet në komente kanë qenë të menjëhershme.

Buta (Foto: Instagram)

“Shumë e rrallë”, thuhet në postim.

“Era”, e lansuar në YouTube në versionin audio, grumbulloi mbi gjysmë milion klikime. 

https://www.instagram.com/p/CViajd5oK1-/?utm_source=ig_web_copy_link
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img