15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Pajtim Thaçi: Ikja e të rinjve – problemi më i madh i vendbanimeve tona

Shkup, 4 tetor – Pajtim Thaçi nga Partia Demokratike Shqiptare ka vlerësuar se ikja e të rinjve është njëri nga problemet më të mëdha me të cilat përballet Maqedonia e Veriut.

“Sot ne të gjithë e dimë se cili është problemi më i madh i vendbanimeve tona. Shkuarja në kurbet e të rinjve tanë. Mirëpo, siç duket Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe nënkryetarja e saj znj. Teuta Arifi nuk ju intereson shumë. Sipas të dhënave zyrtare vetëm 5 ciklet e fundit zgjedhore BDI ka harxhuar mbi 2.5 milion euro. Edhe një herë e përsëris, BDI ka harxhuar mbi 2.5 milion euro. Sa kanë harxhuar jo zyrtarisht nuk e dimë.

Ne mendojmë se këto para që janë harxhuar për marketing politik, sikur të ishin investuar diku, mund të kishim ndërtuar ndonjë rrugë, ujësjellës apo të shërbenin për hapjen e vendeve të reja të punës dhe shumë gjëra tjera. Gjithashtu vazhdojmë të kërkojmë shpjegim nga Komuna e Tetovës për ato 56 mijë euro, ta dimë a janë pjesë e këtyre të dhënave zyrtare apo ka diçka tjetër jozyrtare”, tha Thaçi.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img