Shkup, 21 shtator – Neto paga mesatare e paguar në korrik të këtij viti ishte 28.540 denarë dhe është për 4,8 për qind më e madhe se muaji i njëjtë i vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.
Rritja ka të bëjë para së gjithash në rritje e neto pagës mesatare të paguar në sektorët: Objekte të akomodimit dhe veprimtari të servisit me ushqim (15.1%), Art, argëtim dhe rekreacion (14,2%) dhe Veprimtari të tjera të shërbimit (13.5%).
Ulje të neto-pagës mesatare mujore është shënuar në sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit (7,5%), Administratë publike dhe mbrojtje: sigurim i obligueshëm social (4,3 për qind) dhe Tregti me shumicë dhe pakicë; korrigjim të automjeteve motorike dhe motoçikletave (3,7%).
Bruto paga mesatare e paguar mujore megjithatë në korrik ishte 42.627, që është për 4,9 më shumë se korriku i vitit 2020.