12.8 C
Skopje
Wednesday, September 28, 2022

Padi penale për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” për pronarin e kalit që lëvizte nëpër autostradë

Tetovë, 6 tetor – Policia  e Tetovës ngriti padi penale për një banor të qytetit, kali i të cilit lëvizte i pakontrolluar përgjatë autostradës Tetovë-Shkup muajin e kaluar. Pronari duhet të përgjigjet për vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë deri te Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ngriti padi penale kundër tetovarit 34 vjeçar N.K. për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, i dënueshëm sipas nenit 288 të Kodit Penal”, thuhet në informacionin e zëdhënësit të SPB-së Tetovë, Marjan Josifoski.

I denoncuari dyshohet se më 21 shtator të këtij viti, në periudhën nga ora 14:00 deri në 14:30, pa kontroll e ka lënë kalin e tij me karrocë, i cili ka filuar të ikë nëpër autostradën Tetovë-Shkup, gjegjësisht të lëvizë në drejtim të kundërt dhe ta rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.  

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img