21.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Osmani- Shveng: Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet kryesor i BE-së

Shkup, 30 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është takuar me Krista Shveng, kryetare e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian- KESE.

Në takim, siç informojnë nga MPJ, Osmani u shpreh i kënaqur nga qasja që ky trup këshillëdhënës i Unionit e ka ndaj vendeve të Ballkani Perëndimor, duke  e konsideruar rajonin si pikë kryesore gjeostrategjike të Evropës, ndërsa procesin e zgjerimit si investim në paqe, stabilitet, siguri dhe rritje ekonomike për të gjithë kontinentin.

Osmani dhe Shveng poashtu kanë shkëmbyer mendime mbi planet për riaktivizimin e punës së Komitetit të Përbashkët Konsultativ KESE-MK, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për dialogun e Maqedonisë së Veriut me BE-në në fushën socio-ekonomike, dhe do të luajë një rol të rëndësishëm edhe gjatë procesit të negociatave.

Bashkëbiseduesit, theksohet në kumtesë kanë diskutuar edhe për Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Shkup, me qëllim që rekomandimet e miratuara të Forumit të prezantohen në Samitin BE-BP, në Slloveni, javën e ardhshme.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img