14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Osmani-Peleshi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria japin kontribut të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë rajonale

Shkup, 5 nëntor – Marrëdhëniet bilaterale me fokus ndaj bashkëpunimit dhe aleancës në kuadër të Aleancës Veriatlantike, ishin tema kryesore e bisedës në takimin e sotëm të shefit të diplomacisë Bujar Osmani me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili po qëndron për vizitë në vend.

Siç kumton MPJ-ja në takimin plenar mes delegacioneve u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale, me fokus në bashkëpunimin dhe aleancën në kuadër të NATO-s, me ç’rast bashkërisht u theksua se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria japin kontribut të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si garancë për zhvillimin e përgjithshëm dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Të dy ministrat vlerësuan se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, përfshirë edhe atë në kuadër të konsolidimit të agjendës euro-atlantike është në interesin e dyanshëm strategjik dhe në interes të rajonit si tërësi”, shtohetnë kumtesë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img