-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Osmani pati bisedë telefonike me Pandor

Shkup, 27 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pati një bisedë telefonike me Ministren e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit të Republikës së Afrikës së Jugut, Naledi Pandor.

Tema kryesore e bisedës midis dy ministrave ishte mundësia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Afrikës së Jugut, dhe njëherit, bashkërisht u konstatua se të dy vendet, edhe pse gjeografikisht të largëta, kanë potencial për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për ndërmarrjen e hapave të ardhshëm drejt vendosjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve të ndërsjella, ndërkaq pritet që në të ardhmen një fokus i veçantë t’i kushtohet bashkëpunimit ekonomik dhe forcimit të tregtisë si bazë për zbatimin e mëtejshëm të projekteve me interes të përbashkët.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img