0.8 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Osmani në takim të blertë lamtumirës me Tejadan: Trashëgimi do të mbesin shumë projekte të sukseshme

Shkup, 20 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Parkun e Qytetit kishte takim të blertë lamtumirës me Ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sibil Suter Tejada, e cila po e përfundon mandatin e saj në vendin tonë.

“E vlerësojmë lartë aktivitetin tuaj diplomatik, mbështetjen dhe angazhimin personal në vitet e kaluara. Në trashëgiminë e vendit do të mbeten projekte të shumta dhe të suksesshme, falë përkushtimit tuaj dhe mbështetjes së vazhdueshme bilaterale nga ana e Zvicrës, e cila daton që nga viti 1992”, theksoi Osmani.

Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, në takim bashkëbiseduesit diskutuan edhe për potencialet e Strategjisë më të re për Maqedoninë e Veriut për periudhën 2021-2024, me të cilën do të alokohen madje 72 milion franga zvicerane për vendin tonë.

“Këto mjete të dedikuara për tri fusha tematike: qeverisjen demokratike, punësimin dhe zhvillimin ekonomik; infrastrukturën dhe mjedisin jetësorë, paraqesin kontribut të rëndësishëm dhe stimul për zhvillimin e komunave dhe institucioneve në vend. Konkretisht, të njëjtat do të dedikohen për investime në menaxhimin efektiv me mbeturinat, përfundimin e rrjeteve të kanalizimeve dhe ujit të pastër për pije,  gazifikimin, për më shumë gjelbërim, më shumë parqe dhe shumë projekte të tjera”, informojnë nga MPJ-ja.

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e brendshme aktuale politike në të dy vendet, për situatën në Rajon dhe bashkëpunimin rajonal si dhe për perspektivat e tyre evropiane.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img