8.8 C
Skopje
Saturday, November 27, 2021

Osmani-Matuella: Është i domosdoshëm mesazhi i qartë politik për të ardhmen evropiane të vendeve të rajonit

Shkup, 20 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua me ushtruesen e detyrës Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Unionit, Mikella Matuella.

Bashkëbiseduesit, siç informuan nga MPJ, shqyrtuan progresin e arritur në drejtim të implementimit të agjendës lidhur me BE-në, ndërsa iu referuan edhe statusit aktual të dosjes sonë evropiane.

Nga MPJ kumtuan se në takim u bë fjalë edhe për rrjedhën e përgatitjeve, temave kryesore dhe rezultatet e pritshme në lidhje me Samitin e tetorit BE- Ballkani Perëndimor, në kuadër të presidencës sllovene me BE-në, me ç’rast u vlerësua se Samiti duhet të dërgojë mesazhe të qarta politike për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE-në. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img