13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Osmani: Çështja me Bullgarinë në periudhën para zgjedhjeve shfrytëzohet për politikë ditore

Shkup, 29 tetor – Me rëndësi është që negociatat me BE-në të fillojnë në afatin më të shpejtë të mundshëm, deri në fund të këtij viti. Kjo është shumë e rëndësishme dhe në dobi jo vetëm për neve, por për tërë rajonin, për BE-në, e madje edhe për Republikën e Bullgarisë. Tejkalimi i dallimeve me Sofjen është një proces, kornizën e të cilit e jep Marrëveshja për miqësi nga viti 2017. Por. Zgjedhjet në dy vendet nuk kontribuojnë për zgjidhje, vlerësoi sot shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

Ai shprehu keqardhje që nuk pati sukses në përfundimin e këtij procesi zgjedhor edhe tek ne edhe në Bullgari të mbrohet kjo çështje nga sulmet ditore politike dhe nga rrëmbimi i kësaj teme në politikën ditore dhe në dy vendet, sepse, thotë, asnjëherë zgjedhjet nuk kontribuojnë tema të tilla që të zgjidhen.

“Ne duhet të gjejmë mënyrë që t’i fillojmë negociatat në afat më të shpejtë të mundshëm dhe unë jam kënaqësi që ja dje Eskobar madje edhe përfaqësues të tjerë të BE-së alarmojnë se kemi problem serioz në rajon dhe se nuk mund kjo çështje ta mbajë peng stabilitetin e tërë rajonit dhe perspektivës evropiane. Pjesa e dytë do t’i tejkalojë dallimet, ky është një proces. Proces, korniza e të cilit e jep marrëveshja nga viti 2017, përmes komisionit. Ky ndryshim në qasjen e anës bullgare mendoj se është një proces i vetë reflektimit. Nuk mund t’i vlerësoj ende qëllimet sepse për shkak të zgjedhjeve nuk kemi pasur edhe komunikim të rregullt për t’i shkëmbyer qëndrimet dhe çështjet, megjithatë unë mundohem ta imponoj këtë mendim se nuk mund askujt t’ia impononi të drejtën e vetë identifikimit ose t’ia ndaloni të imponojë të vërtetën absolute, shteti duhet këtë t’ua garantojë të gjithë qytetarëve së pari maqedonasve, bashkësi shumicë, shqiptarëve, turqve, romëve madje edhe bullgarëve ata që ndihen, ashtu që kanë të drejtë të vetë përcaktohen dhe t’i manifestojnë atributet e tyre kulturore. Shteti asnjëherë deri më tani nuk ka ndaluar, e as tani duhet të ndalojë një mundësi të tillë dhe liri për vetë identifikim të qytetarëve”, thotë Osmani në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp të partisë në selinë e partisë së tij amë BDI.

Ai shprehu keqardhje që deri në përfundim të këtij procesi zgjedhor nuk ishte e mundur të mbrohej kjo çështje në vendin tonë dhe në Bullgari nga sulmet politike ditore dhe nga rrëmbimi i kësaj teme në politikën ditore në të dy vendet, sepse, thotë, asnjëherë zgjedhjet nuk kontribuojnë tema të tilla që të zgjidhen.

Osmani theksoi se midis dy qeverive bisedohet për çështjet të cilat deri më tani janë prezantuan me pakon nga pesë pika për të cilët pret së shpejti të ketë takim diku në gjysmën e dytë të nëntorit. Por me shkrim në vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë, thotë, nuk kemi marrë kurrfarë kërkesë.

“Kjo thjeshtë lidhet me deklaratën e presidentit Radev në Slloveni, megjithatë në komunikimin formal, në komunikimin që shkëmbehet përmes notave, që shkëmbehet në takime formale, diskutohen pesë çështjet dhe sigurisht pyetja jonë, e ky është kushtëzimi. nga këto pesë çështje dhanë dritën jeshile për fillimin e negociatave të pranimit me BE. Prandaj duhet të ndajmë bisedat formale nga ato që imponojmë më shumë në një bisedë të lirë si ide për tejkalimin e dallimeve”, thekson Osmani.

I pyetur për kërkesën për reciprocitet lidhur me pakicën maqedonase, ai thotë, se e kupton nevojën për reciprocitet dhe instinkti natyror është dy shtete sovrane të komunikojnë në bazë të reciprocitetit dhe e përsëriti sqarimin se rendi kushtetues në Bullgari nuk njeh organizim të qytetarëve në bazë etnike. Për çështjet individuale , tha, kompetent është Këshilli i Evropës dhe Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg, e cila veproinë dhe do të vazhdojë të veprojë.

Theksoi edhe se deri më tani askush në vend nuk ka raportuar rast të diskriminimit në bazë të përkatësisë etnike. Shqiptarët, tha, kanë kaluar një kufizim të tillë, por Marrëveshja Kornizë e bëri të mundur, ai e përshtati Kushtetutën që shteti të jetë gjithëpërfshirës për të pranuar të gjitha bashkësitë etnike në vend. Deklarata të tilla ai i vendosi në Bullgarinë fqinje në funksion të procesit parazgjedhor.

Takimi i përfaqësuesve të shoqatave bullgare nga vendi me politikanët në Bullgari, sipas Osmanit është në kontekst të politizimit dhe në kontekst të procesit zgjedhor.

“Por nëse, edhe si pjesëtar i komuniteti që ka kaluar situata të tilla të kufizimit të mundësisë së vetë-shprehjes, mund të jem kanali për t’i shprehur ato ankesa në mënyrë që ai të çmitizojë njëherë e përgjithmonë pikëpamje të tilla që përdoren tani në procesi zgjedhor politik”, thotë Osmani.

Lidhur me Komisionin për çështje historike mendon se diskursi është në kuadër të ambientit parazgjedhor. Informon se deri më tani nuk është parashtruar dorëheqja formale nga anëtari i ekipit maqedonas të Komisionit të përbashkët historik, Vanço Gjorgiev.

Lidhur me rastin e shtetësisë bullgare që pretendohet se e ka Danella Arsovska si një nga kandidatet për kryetare të Shkupit, ministri i Punëve të Jashtme tha se në këtë rast nuk ka kufizim ligjor për këtë, ndërsa problemi është i natyrës etike për shkak të mostransparencës.

“Shtetësia bullgare ose çfarëdo shtetësie tjetër derisa nuk është pengesë ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje nuk mund të jetë problem, megjithatë mos transparenca e një kandidati mund të jetë problem shumë më i madh dhe më serioz sesa nëse ka shtetësi nëse kjo është e lejuar me ligj. Megjithatë edhe kjo çështje me siguri do të bëjë dëm sepse do të japë argument atyre të cilët pretendojnë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëse qytetarët vetë identifikohen, vetë përcaktohen kanë pengesa më pas në jetën shoqërore”, konsideron Bujar Osmani.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img