26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Osmani: Bullgaria ka të drejtën e vetos, po gjashtë muaj është periudhë shumë e gjatë

Shkup, 15 dhjetor – Bullgaria ka të drejtë të vetos, por gjashtë muaj është periudhë e gjatë në kontekstin në të cilin gjendet rajoni ,deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke e komentuar qëndrimin e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov.

Ai potencon se vendimet për zgjerim të BE-së sillen me konsensus ndërmjet anëtareve, si dhe pozita jonë është principiele dhe shumë vende të Unionit e mbështesin.

“Gjashtë muaj është periudhë e gjatë në kontekstin në të cilin gjendet rajoni. Ka shumë çështje të hapura. Mendoj se ajo periudhë nuk na përshtatet. Duhet të ulemi me Petkovin dhe të bisedojmë se çka do të thotë ajo periudhë. Qasja e tillë duhej të ishte prej përpara. Konferenca e parë ndërqeveritare  nuk është asgjë më ndryshe se të tjerat. Nuk kishte nevojë gjithë rajoni të mbahet peng”, tha Osmani në emisionin 24 analizë në TV 24.

“Fajnenshëll Tajms” dje publikoi se  kryeministri i ri bullgar Kiril Petkov jep sinjale se Sofja do t’i japë fund obstruksioneve për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-së, pasi Qeveria e tij do të fillojë me detyrë.

“Ne jemi njëqind për qind për politikën e NATO-s dhe të BE-së. Do të propozojmë qasje të re për Maqedoninë e Veriut dhe kjo duhet të bëhet menjëherë, për një periudhë të shkurtër kohore, jo më shumë se gjashtë muaj”, deklaroi Petkov në intervistë për “Fajnenshëll Tajms”, të dhënë ditën e hënë para votimit në Parlamentin bullgar për Qeverinë e re, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img