8.8 C
Skopje
Wednesday, September 28, 2022

Optimizim i rrjetit të shkollave dhe sistem i ri i financimit në arsim

Shkup, 9 qershor – Në seancën e Komisionit kuvendor për arsim dhe shkencës, në temë “Transformimi i arsimit – Diskutim konsultues për vizionin deri në vitin 2030” filluan konsultime për Strategjinë kombëtare zhvillimore për periudhën 2022-2042.

Dokumenti do t’i përmbajë prioritetet kombëtare dhe qëllimet afatgjate zhvillimore të cilat do ta ndryshojnë gjendjen aktuale në të cilën nxënësit e Maqedonisë së Veriut kanë rezultate nën mesataren për Ballkanin Perëndimor, vendet e BE-së dhe të OECD-së dhe sipas PISA-testimit në vitin 2018, mbi gjysma e nxënësve të moshës 13 vjeçare nuk e arrijnë nivelin bazë të shkathtësisë në lexim dhe në matematikë.

Për reformën me të cilën do të optimizohet rrjeti i shkollave dhe do të ndryshojë formula për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm, ministri Jeton Shaqiri tha se do të mundësohet shfrytëzim efikas dhe efektiv i resurseve arsimore – infrastrukturore, njerëzore dhe financiare.

“Procesi i optimizimit të rrjetit të shkollave do të zhvillohet deri në vitin 2026 dhe në koordinim të ngushtë me je, deputetët, me autoritetet komunale, kuadrin shkollor, prindërit, nxënësit dhe të gjitha palët e prekura. Për çdo komunë do të konfirmohet plan i veçantë për optimizim, në bazë të indikatorëve dhe standardeve. Qëllimi ynë është të vendosim sistem të drejtë arsimor i cili krijon kushte të barabarta për mësim në të gjitha shkollat, t’u mundësojmë shkollave të mbajnë më shumë orë mësim dhe të sigurojmë sistemim efikas të resurseve”, tha Shaqiri në Kuvend.

Që të përmirësohet efikasiteti në shpenzim dhe të sigurohen resurse të mjaftueshme financiare me të cilat do të plotësohen standardet arsimore në shkolla, MASH në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka bërë revizion të formulës për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Mënyra e re e financimit, sipas Shaqirit, do të sigurojë sistem objektiv dhe ligjor të bllok-dotacioneve për komunat dhe për shkollat.

Formula e re do të bazohet në çmimin e konfirmuar të standardeve për çdo nxënës dhe siguron transparencë më të madhe në sistemimin e mjeteve për bllok-dotacione. Dotacionet nga komunat ndaj shkollave do të realizohen në bazë të mekanizmave të konfirmuara dhe do të ketë mjete të veçanta për kontroll si shkolla t’i shpenzojnë dotacionet. Mënyra e re e financimit parasheh periudhë për aftësim prej pesë viteve.

Deputetët e pozitës dhe të opozitës të cilët sot diskutuan në seancë për transformimin e sistemit arsimor ishin të njëzëshëm se duhet të rinovohet përkushtimi politik ndaj arsimit i cili, përveç dobësive që i ka, në mënyrë shtesë, është çuar në krizë për shkak të pandemisë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img