23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Opozita zyrtarisht dorëzoi në Kuvend iniciativën për rrëzimin e Qeverisë

Shkup, 8 nëntor – VMRO-DPMNE ka dorëzuar kërkesë për votim të mosbesimit të Qeverisë, pasi në Kuvend sot nuk u dorëzua dorëheqja e Zoran Zaevit nga pozita kryeministër, informon Zhurnal.

Iniciativa është dorëzuar nga ana e 61 deputetëve nga VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Besa dhe E Majta.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i kishte dhënë afat deri në ora 14:30 sot që Zaev të deponojë dorëheqjen por kjo nuk ndodhi.

Mickoski më parë kishte informuar se ka formuar shumicë parlamentare së bashku me ASH-në, Alternativën, Besën dhe Të Majtën./Zhurnal.mk

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img