4.8 C
Skopje
Wednesday, November 29, 2023

OEMVP-ja me takimin e sotëm me liderët e ASH-së dhe Alternativës i fillon takimet tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

Shkup, 23 shtator – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), realizoi sot takimin e parë në kuadër të takimeve tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale ku prezanton Platformën e zhvillimit ekonomik lokal.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha me këtë rast priti kryetarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, gjegjësisht, Ziadin Selën dhe Afrim Gashin të cilët kanë qenë të shoqëruar edhe nga kandidatët e tyre të propozuar për kryetarë të komunave.

“Nga ana e përfaqësuesve të OEMVP-së u shpalosën mbi 60 masa nga platforma, propozime dhe ide të cilat pushteti lokal në 4 vitet e ardhshme duhet t’i realizojë me qëllim të rritjes së ekonomisë dhe bizneseve lokale, kështu duke kontribuar pozitivisht ndaj cilësisë së jetesës së qytetarëve, vetë-qëndrueshmërinë e institucioneve gjegjësisht komunave, njëherësh duke e ndihmuar edhe procesin e decentralizimit”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

Pavarësisht situatave dhe rrethanave, OEMVP thekson se vazhdon me ngulm t’i kërkojë të drejtat e biznesit për përmirësimin e kushteve, marrë parasysh, se “biznesi paraqet shtyllën ekonomike të shoqërisë dhe shtetit tonë”. 

Marketing
Related news