26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

OBSH lëshoi rekomandime të përkohshme për përzierjen e vaksinave kundër Kovid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mbrëmë ka lëshuar rekomandime të përkohshme për përdorimin e vaksinave kundër Kovid-19 nga prodhues të ndryshëm si dozë të dytë ose përforcuese.

Varësisht nga qasja, vaksinat me mRNA, siç janë ato të Fajzerit dhe Moderna mund të përdoren si dozë shtesë pas dozës fillestare të vaksinës vektoriale AsraZeneka dhe anasjelltas, kumtoi ky organ global i shëndetësisë.

AstraZeneka, dhe cilado qoftë nga vaksinat mRNA mund të përdoren edhe pas dozës së parë të vaksinës interaktive të Sinofarm, kumtoj OBSH

Vaksinat me  vektor virusal përmbajnë udhëzime për gjenerimin e antigjeneve të koronavirusit, ndërsa vaksinat mRNA përdorin kodin SARS-KoV-2, koronavirusi që shkakton Kovid-19, për të shkaktuar një përgjigje imune tek marrësi.

Virusi SARS-KOV-2 përdoret për vaksinat e inaktivizuara, të cilat vriten nga kimikatet, nxehtësia ose rrezatimi.

Udhëzimet janë miratuar në bazë të këshillave të Grupit këshillimor strategjik të OBSH-së për ekspertët e vaksinave në fillim të këtij muaji.

Rekomandimi vjen pasi një studim i madh javën e kaluar zbuloi se doza e parë e AstraZenekës ose Fajzer/ BioNTek doza e dytë e Modernës nëntë javë më vonë prodhoi një përgjigje më të mirë imunologjike.

Megjithatë, OBSH-ja kumtoi se ndërhyrja duhet të marrë parasysh disponueshmërinë, përfitimet dhe rreziqet e përdorimit të vaksinës kundër Kovid-19.

Rekomandimet do të merren parasysh kur të ketë më shumë të dhëna, njoftoi OBSH.

Shumë vende tashmë kanë filluar përzierjen e vaksinave pasi përballen me raste të shtuara të Kovid-19, nivele të ulëta rezervë dhe imunizime të ngadalta. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img