14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

OBRM-PDUKM: Zaev ta mbajë fjalën për dorëheqje

Shkup, 2 nëntor – Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se Zaev këto zgjedhje lokale ka humbur bindshëm.

“LSDM dhe humbësi Zaev nuk fitoi në asnjë komunë të madhe, ndërsa në të njëjtën kohë deklaroheshin se ishin më të mirët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se LSDm ka humbur në Shkup, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip, Veles, Gjevgjeli dhe në komuna tjera më të vogla.

“Populli u dërgoi mesazh se është i pakënaqur dhe mposhti politikën e ndarjeve dhe konflikteve. Zavizmi si sistem duhet të bie. Në këto zgjedhje kishte parregullsi brutale, presione dhe kërcënime nga pushteti si dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore. Duhet të ketë përgjegjësi për këto keqpërdorime. Humbësi Zaev edhe në humbje është i pandershëm dhe duhet ta mbajë fjalën dhe premtimin e dhënë dhe të mos krijojë atmosferë për vazhdim të mandatit. Kjo Qeveri nuk ka kredibiliteti për udhëheqjen e shtetit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img