4.8 C
Skopje
Wednesday, November 29, 2023

Numri i turistëve deri në shtator më i madh se vitin e kaluar për 49,8 për qind

Shkup, 12 nëntor – Në shtator të këtij viti në vend janë evidentuar 68.578 turistë, prej të cilëve 46.5 për qind vendorë, ndërsa 53,5 për qind të huaj, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Numri i bujtjeve në shtator është 165.486, prej të cilave 48.8 për qind janë nga turistët vendorë, ndërsa 51,2 për qind të huaj.

Në periudhën janar – shtator 2021, në raport me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, numri i turistëve është rritur për 49,8 për qind. Tek turistët vendorë ka rritje për 23 për qind ndërsa tek të huajt për 127 për qind.

Në periudhën janar – shtator 2021, lidhur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i bujtjeve është rritur për 33,9 për qind. Tek turistët vendorë rritja është për 15.4 për qind, ndërsa tek të huajt për 150.8 për qind.

Marketing
Related news