34.8 C
Skopje
Tuesday, July 5, 2022

Numër i vogël i pacientëve me COVID-19 po marrin trajtim mjekësor

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në Klinikën Infektive dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë të trajtojnë pacientë me COVID-19, ndonëse në numër shumë më të ulët, krahasuar me muajt e kaluar.

“Sipas raporteve nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 59 pacientë, 20 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 9 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19, dhe Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme numri i pacientëve është si vijon: Spital i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 11 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 4 pacientë. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img