2.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Nuk ia doli në verë, Olmo pritet të jetë i Barcelonës në janar

Barcelona raportohet se do të synoj transferimin e Dani Olmos në afatin kalimtar të janarit nga Rasenball Sport Leipzig.

Katalunasit tentuan transferimin e lojtarit edhe në afatin kalimtar të kësaj vere, por që në fund marrëveshja nuk u finalizua.

Olmo ka kohë që kërkohet nga Blaugranasit, mirëpo deri më tani nuk ia kanë dalë për t’i marrë shërbimet e tij.

Paraqitjet e tij janë vëzhguar në vazhdimësi nga Barcelona, por që këta të fundit duhet të rrisin ofertën e tyre për ta realizuar operacionin.

Olmo është i gatshëm që të rikthehet në Camp Nou dhe në afatin kalimtar dimëror mund të ndodhë që ai të veshë përsëri fanellën e klubit.

Kujtojmë se 23-vjeçari kishte qenë pjesë e të rinjve te Barcelona, para se të largohej drejt Dinamo Zagrebit në vitin 2014, e aktualisht luan te RB Leipzig. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img