29.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Nuk duhet të injoroni ndjenjën e ftohtësisë në duart dhe këmbët tuaja! Stresi ngrin gjakun në gishta

Nëse, përveç duarve të ftohta, ndieni edhe disa simptoma të tjera, si lodhje, dhimbje koke dhe dobësi, nuk do të ishte keq të kontrolloni nivelin e hekurit në gjak

Hekuri është përbërësi kryesor i hemoglobinës, një molekulë që çon oksigjenin në gjak dhe i jep atij një ngjyrë të kuqe.

Ky është një çrregullim i shpeshtë dhe mungesa e oksigjenit mund të çojë në ndjenjën e duarve të ftohta – këshillojnë ekspertët, transmeton Telegrafi.

Diabeti

Diabeti lë pasoja në qarkullimin e gjakut, si dhe në sistemin nervor, ndaj shpeshherë shoqërohet me fenomene të tilla. Nëse, përveç duarve dhe këmbëve të ftohta, shpesh ndiheni etje, hani më shumë dhe nuk shtoni peshë ose humbni peshë, duhet patjetër të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.

Këshillë plus

Kur ndieni të ftohtë, ulni duart dhe tundni ato. Kështu, gjaku do të “kthehet” në duar. Masazhi i gishtave është një ilaç efektiv. Gjithashtu vishni çorape kur shkoni në shtrat.

Presion i ulët

Kur presioni i gjakut është i ulët, gjaku drejtohet nga gjymtyrët në organet vitale, kështu që gishtat bëhen të ftohtë. Nëse një presion i tillë shoqërohet me marramendje, lodhje, të përziera dhe dobësi, duhet të bëni një kontroll mjekësor.

Çrregullimi i gjëndrave tiroide

Hipotiroidizmi ose ngadalësimi i punës së gjëndrës tiroide çon në një ngadalësim të metabolizmit, dhe shoqërues i shpeshtë janë ekstremitetet e ftohta, ose ndjenja e të ftohtit. Lodhja, letargjia, përgjumja, ngadalësia i të folurit dhe lëvizjes, si dhe intoleranca ndaj temperaturave të larta janë simptoma të qarta të këtij çrregullimi.

Stresi

Stresi, rrit prodhimin e adrenalinës, një hormon i prodhuar në gjëndrat mbiveshkore dhe ngushton enët e gjakut. Si rezultat, qarkullimi ngadalësohet, dhe duart e këmbët janë më të ftohta.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img