25.8 C
Skopje
Tuesday, September 26, 2023

Nuk do të ketë protesta të NQP-së, u janë lëshuar pagat punonjësve

Shkup, 17 gusht – Punonjësit morën sot pagat në llogaritë e tyre, nesër nuk do të ketë protesta të punonjësve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik, deklaroi për MIA-n, Miqo Stojanovski, kryetar i njërës nga tri sindikatat përfaqësuese të NQP Shkup.

Ata sot para se të hyjnë në objektin e Qytetit të Shkupit kanë kërkuar pritje nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, për të zgjidhur problemin me vonesën e pagave, por pavarësisht se nuk arritën takohen me të, rrogat u lëshuan sot në llogaritë e punonjësve.

Stojanovski përsëriti kërkesën nga deklarata e mëparshme se nuk duhet me lutje dhe kërkesa t’i marrin rrogat me kohë dhe të gjendet një zgjidhje konkrete që të mos ketë probleme të tilla në të ardhmen. 

Marketing
Related news