0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë për të rriturit

Norvegjia do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për të gjithë personat 18 vjeç e lart.

Deri më tash, ky vend u ka ofruar dozën e tretë përforcuese vetëm personave mbi 56 vjeç.

“Secilit person 18 vjeç e lart do t’i ofrohet doza e tretë e vaksinës vitin e ardhshëm”, tha të premten kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për media.

Norvegjia, në fund të shtatorit, u ka dhënë fund masave kundër koronavirusit, të cilat për 18 muaj kanë kufizuar ndërveprimet sociale dhe kanë penguar shumë biznese.

Vendi nuk do t’i kthehet izolimit, tha Stoere.

Edhe pse 87% e të rriturve në Norvegji kanë marrë së paku dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, infeksionet dhe shtrimet në spital aktualisht janë duke u shtuar.

Norvegjia përdor vaksinat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Prej shtatorit, ajo ka nisur vaksinimin e të gjithë personave 12 vjeç e lart.

Latest news
Related news