13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Një shtetas i RMV-së kapet me drogë në Gjermani

Policia gjermane ka kapur 23 kilogram kokainë në vlerë prej miliona eurove. Droga është kapur nga policia kufitare në Lindau dhe policia e autostradës A7, në afërsi të tunelit Fisen, që lidh Austrinë me Gjermaninë.

Droga është kapur në një makinë të tipit Citroen, që po drejtohej nga 41-vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Të martën policia gjermane njoftoi se pas kontrolleve në makinën Citroen është gjetur droga e vendosur në bunker të posaçëm, ndërsa tek shtetasi maqedonas janë kapur edhe para të gatshme, vlera e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img