5.8 C
Skopje
Thursday, December 1, 2022

Një person vdes nga tërmeti në Kretë

Një tërmet 5.8 shkallësh të Rihterit ka goditur qytetin Iraklion në ishullin grek, Kretë, më 27 shtator, duke lënë të vdekur një person, i cili ka qenë duke punuar në një kishë, e cila është shembur, kanë raportuar autoritetet.

Tërmeti ka nxitur shumë njerëz që të ikin nga ndërtesat dhe të dalin nëpër rrugë.

Tërmeti është ndjerë në gjithë ishullin, ashtu sikurse në ishullin Santorini, një destinacion i famshëm për pushime në veri të Kretës.

Qendra Sizmologjike për Evropë dhe Mesdhe, si dhe Shërbimi Gjeologjik Amerikan, kanë thënë fillimisht se tërmeti ka qenë 6.0 shkallë, me epiqendër shtatë kilometra në veri të fshatit Thrapsano.

Është e zakonshme që institute të tilla të ofrojnë të dhëna të afërta për tërmetet, në orët e para prej kur ato kanë ndodhur.

Dëshmitarët kanë thënë se ka shtëpi të dëmtuara.

Përgjatë Detit Egje në Turqi, tërmeti është ndjerë në zonën bregdetare në distriktin Datca.

Ndonëse ka pasur panik, nuk ka raportimet për viktima, ka raportuar e përditshmja turke, Hurriyet.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img