26.8 C
Skopje
Wednesday, July 6, 2022

Një e treta e rrjetit të Telekomit gati për 5G

Shkup, 26 tetor – Telekomi i Maqedonisë informon se vazhdon me modernizimin e rrjetit celular dhe zëvendësimin e pajisjes me teknologji më të re, që është përgatitje për implementimin e rrjetit të gjeneratës së pesë (5G). Plani është të përfshihet i gjithë territori i shtetit. Nga gushti e deri më tani, siç kumtuan sot, me sukses u realizua modernizimi në rajonet: Shtip, Kavadar, Negotinë, Gradsko, Veles, Prilep, Krushevë, Demir Hisar dhe Manastir, ndërsa në tetor dhe nëntor do të vazhdohet në Resnjë, Ohër dhe Strugë.

Me aktivitetet e deritanishme një e treta e rrjetit të Telekomit është gati për 5G, ndërsa sipas planit në gjysmën e dytë të vitit 2022 me sinjalin 5G do të mund të përfshihen dy të tretat e popullatës., përfshirë edhe Shkupin. Me modernizimin do të rritet kapaciteti i rrjetit dhe do të përmirësohet përvoja e përdoruesit, theksojnë nga Telekomi.

Nga testimet e para deri në implementimin në terren, projekti për 5G i Telekomit në vazhdimësi po zbatohet tashmë tre vjet, me qëllim që përdoruesit të marrë shpejtësi më të mëdha dhe shërbim të shkëlqyer.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img