15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Një burr nga Velesi u gjet i vdekur i goditur me thikë në zemër

Shkup, 29 shtator – Prokuroria Themelore Publike në Veles, pas marrjes së informacioneve gjatë natës, inspektoi një shtëpi në Veles ku është kryer vepra penale Vrasje, kumtuan nga Prokuroria Publike e Velesit.

Gjetjet fillestare të prokurorisë tregojnë se vdekja te personi i gjetur i vdekur, një 40-vjeçar nga Velesi, ndodhi pasi u godit me thikë në zemër.

Me urdhër të Prokurorit Publik, gjurmët dhe objektet janë marrë nga vendi i ngjarjes të cilat do të dorëzohen për ekspertizë, ndërsa trupi i të ndjerit – punonjës në SPB Veles, i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore, Kriminologjisë dhe Deontologjisë Mjekësore për autopsi. Gjatë ditës do të merret në pyetje personi i dyshuar se është autor i veprës penale. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img