14.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Një Balena blu është sa madhësia dhe pesha e një Boeing 737 – por a e dini se sa ha në ditë ajo?

Një studim më në fund ka treguar një gjë për të cilën ne kemi qenë kurioz për një kohë të gjatë: sa hanë në të vërtetë balenat? Dhe përgjigja është: shumë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Balena blu, kafsha më e madhe në histori, ha rreth 16 ton ushqime çdo ditë në Paqësorin e Veriut.

“Kjo është afërsisht pesha e një autobusi shkollor të ngarkuar plotësisht”, ka thënë bashkautori i studimit Nick Pyensen, nga Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore të Institutit Smithsonian në Uashington.

Studiuesit llogaritën marrjen ditore të ushqimit për shtatë lloje balenash, duke gjurmuar 321 balena individuale në Atlantik, Paqësor dhe Oqeanin Jugor nga 2010 deri në 2019.

Këta gjitarë gjigantë detarë u zbulua se hanin deri në tre herë më shumë ushqim sesa vlerësimet e mëparshme.

“Është një sasi e paimagjinueshme ushqimi. Por balenat e mëdha janë vetë të paimagjinueshme. Një balenë blu është sa madhësia dhe pesha e një Boeing 737”, tha biologu detar i Universitetit të Stanfordit, Matthew Savoca, autori kryesor i studimit të botuar në revistën Nature.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img