21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Ngritet kallëzim penal ndaj Liburn Aliut, NPB ka keqpërdorur detyrën

Ndërmarrja Publike Banesore ka njoftuar se sot kanë dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale kallëzim penal kundrejt Liburn Aliut, Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“NPB qëndron e bindur që z. Aliu përmes veprimeve të tija ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat e tij dhe kësisoj tashmë i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të NPB-së”, thotë njoftimi.

Kumtesa thekson se “në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh e dhjetëra faqesh tjera prova, NPB ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga z. Aliu asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të paraparë me Nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“NPB qëndron e vendosur të krijojë kapacitetet e saj financiare dhe njerëzore ashtu që në të ardhmen e afërt të jetë një faktor i rëndësishëm i ndërtimit në qytet me qëllimin e vetëm që të ofrojë banim të përballueshëm për shumë familje që sot qëndrojnë të përjashtuara nga ofertat e tregut të patundshmërive”.

“Projekti i ndërtimit që e kanë vënë në shënjestër z. Aliu përbën parakusht për të arritur qëllimin publik të NPB-së në raport me realizimin e të drejtës së banimit për shumë qytetarë në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img