13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Nga vizita në Mal të Zi, Eni Koçi nuk mungoi me një fotografi krah partnerit Genc Prelvukajt

Ata janë një nga çiftet shqiptare që eksplorojnë shumë dhe e duan në masë të madhe natyrën.

Bëhet fjalë për artistin Genc Prelvukaj dhe partneren e tij, këngëtaren Eni Koçi, të cilët prej ditësh duket se kanë nisur një tur në trevat shqiptare.

Të njëjtit ditë më parë kanë vizituar një nga vendet malore, Theth-in, gjersa gjatë këtyre ditëve kanë qenë në Mal të Zi.

https://www.instagram.com/p/CUQVMSZo_pu/?utm_source=ig_web_copy_link

Ishte Eni së fundmi ajo e cila ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale përfshirë edhe një të tillë përkrah partnerit.

“Ditët e arta”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë ku shfaqet në formë të mahnitshme me xhinse e një triko të zezë.

Në koleksionin e imazheve, në fund solli edhe një ku shfaqej bashkë me Gencin nga qyteti i vjetër, Budva.

Eni Koçi (Foto: Instagram)

Dyshja po shijojnë romancën prej shumë vitesh, derisa nuk duket se kanë akoma ndonjë plan për martesë.

Ata njëherësh janë shumë të suksesshëm edhe në fushën e tyre, në muzikë.

https://www.instagram.com/p/CUMmYpgoeN3/?utm_source=ig_web_copy_link
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img