19.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Nga deponitë e egra në disa komuna të Shkupit hiqen 300 tonë mbetje

Shkup, 17 gusht – Përafërsisht 300 metra kub, kryesisht mbetje dhe mbeturina ndërtimore, janë hequr dhe transportuar gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të aksionit të NP Higjiena Komunale-Shkup për largimin e deponive të egra.

Siç informojnë nga Ndërmarrja Publike aktivitetet u realizuan në Komunën e Karposhit – në venbanimin Zlokuqanë, në më shumë lokalitete të Komunës së Gjorqe Petrovit, si dhe në Komunën e Butelit – në rrugën Radishanska dhe në afërsi të tregut të vogël.

Ekipet e Ndërmarrjes gjatë natës së kaluar intervenuan edhe në rrugën “Maksut Sadik” në afërsi të Ambasadës së SHBA-së, ku vazhdimisht hidhet mbetje në mënyrë jo të rregullt në sipërfaqet publike. Nga lokaliteti në fjalë u largua edhe një deponi e madhe e egër, dhe më pas është bërë larje makinerike me auto-cisterna, citojnë nga NP Higjiena Komunale. 

Marketing
Related news