21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Neymari i zemëruar nga ndërhyrjet e kundërshtarëve konfrontohet me gjyqtarin kryesor, shpëton mrekullisht pa u ndëshkuar

Neymar pati një konfrontim me gjyqtarin kryesor gjatë ndeshjes së Brazilit me Kolumbinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”, por shpëtoi pa u ndëshkuar.

Kombëtarja e Brazilit ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës “Katar 2022” pas fitores minimale 1-0 në shtëpi ndaj Kolumbisë.

Goli i vetëm në këtë fitore të Selecaos erdhi në minutën e 72-të me anë të Lucas Paquetas, i cili shënoi pas asistimit të Neymarit.

Megjithatë, ndeshja ishte e tensionuar dhe bukur e ashpër gjatë 90 minutave, me episode të ndryshme mes lojtarëve, por edhe konfrontime me gjyqtarit.

Njëri nga momentet më flagrante ishte ai i fillimit të ndeshjes, ku akteri kryesor ishte Neymar.

Neymar pati një konfrontim verbal, por paksa edhe fizik me gjyqtarin kryesor, Roberto Tobar, në minutën e nëntë të ndeshjes.

Sulmuesi i Selecaos ishte i frustruar nga loja fizike e mysafirëve në fillimin e ndeshjes, me ndërhyrjet e në mbrojtje që e lanë atë disa herë në tokë.

Megjithatë, sulmuesi i Paris Saint-Germain shpëtoi për mrekulli pa u ndëshkuar, edhe pse në raste të tilla, gjyqtari ua tregon kartonin.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img