6.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Neymar i del në mbrojtje Paquetas pasi bashkëkombësi i tij u ndëshkua për një driblim: Është e papranueshme

Shkup, 23 shtator – Me miratimin e Planit detal urbanistik, dje në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Komunës së Çairit me votim gjithëpërfshirës, përmbyllen procedurat administrative në komuna, për fillimin e shumëpritur të ndërtimit të Kampusit universitar të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Kohë më parë edhe Këshilli i Komunës së Karposhit miratoi një plan të tillë dhe kampusi që shtrihet në komunat Çair dhe Karposh, pritet të fillon realizimin e tij.

“Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, shpreh falënderim për anëtarët e Këshillave të komunave Çair dhe Karposh për mbështetjen e projektit dhe veçanërisht shpreh kënaqësinë nga fakti se kishte mbështetje gjithëpërfshirëse”, thuhet në kumtesën e UNT-së.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, siç theksohet është në komunikim intensiv me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Mbrojtjes për realizimin e vendimit të Qeverisë për kryerjen e pranim-dorëzimit të hapësirës dhe objeketeve që aktualisht ndodhen brenda kazermës “Ilinden” që do të mundësojë realizimin e pandërprerë të kampusit universitar të UNT-së. 

Marketing
Related news