21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

“Nëse nuk ka zgjidhe në dhjetor me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut do të mbetet e izoluar”

Shkup, 2 Nëntor –  Bujar Osmani, minitër i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, në “Programi 200”, ka folur në lidhje me procesin me Bullgarinë, ku ka theksuar se nëse nuk do të ketë një zgjidhje në dhjetor, vendi do të mbetet i izoluar.

Osmani, ka thënë po ashtu se nëse nuk do të bëhet zgjidhja në dhjetor, edhe Shqipëria do të fillojë të shkëputet nga paketa.

“Askush nuk mund të jetë i sigurtë se do të ketë një zgjidhje në dhjetor, por se nuk do të ketë zgjidhje nëse do të destabilizohet qeveria pa një alternativë të sigurtë kjo është e sigurtë. Ne kemi një mundësi në dhjetor, mendojmë se ka kushte për të mbajtur mbledhjen e parë ndërqeveritare atëherë, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momënt. Nëse nuk do të bëhet në dhjetor, sigurisht se Shqipëria do të fillojë të shkëputet nga paketa që do të ketë pasoja tjera për ne, do të krijohet një perspektivë e rrejshme se procesi Evropian po vazhdon, dhe Maqedonia e Veriut do të mbes e izoluar, e këtu pasojat do i kemi të gjithë ne”, ka thënë Bujar Osmani.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img