23.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Bunë, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Vajza 9-vjeçare e familjes Arrazi, e cila humbi jetën, pasi u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë do të përcillet sot për në banesën fundit.

Ceremonia mortore mbahet në orën 14:30.

Ndërkohë, vazhdon edhe sot në ditën e dytë të kërkimit operacioni në lumin Buna për gjetjen e trupave të nënës 39-vjeçare Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj të mitur 3 dhe 8 vjeç që u hodhën më datë 3 maj.

Ndërsa 9 vjeçarja është gjetur mbrëmjen e 4 majit, polumbarët e Shkodrës po hasin vështirësi në gjetjen e trupave të tjerë. Në ndihmë të tyre në këtë operacion janë angazhuar dhe banorë të zonës me varka dhe gomone.

Marketing
Related news