14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Në vendvotimin 0543 në Dibër, deri në orën 13 kanë votuar 34,7 për qind e të regjistruarve

Dibër, 31 tetor – Në vendvotimin 0543 në Dibër, ku sot përsëritet votimi edhe për kryetar edhe për këshilltarë, deri në orën 13 është vërejtur dalje më e madhe në krahasim me rrethin e parë.

“Nga 777 të regjistruarit në listën e vetme të votuesve, deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë realizuar 270 qytetarë ose 34,7 për qind. Në krahasim me rrethin e parë përqindja e daljes është me e lartë për 16,7 për qind. Atëherë deri në orën 13 votuan 140 qytetarë ose 18 për qind, aq sa ishte dalja sot deri në orën 11”, deklaroi për MIA-n, Jovanka Josifovska, nënkryetare e Komisionit Komunal Zgjedhor.

Në vizitë në këtë vendvotim, me qëllim që nga afër ta ndjekin rrjedhën e votimit, ishte kryetari i komisionit Rilind Hasa, bashkë me nënkryetaren Jovanka Josifovska dhe anëtarët e komisionit, Afet Amedovski dhe Ilmia Iseni. Sipas vlerësimit të tyre, procesi zgjedhor po zhvillohet pandërprerë, me rritje të vazhdueshme të daljes.

Në rrethin e parë të drejtën e votës në këtë vendvotim e kanë realizuar 484 persona.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img