Shkup, 2 gusht – Në fshatin Tërnovë sot do të mbahet mbledhja e 53-të mbarëmaqedonase “Tërnovo 2024”, me rastin e festës së Ilindenit dhe festës së Republikës, në të cilën, siç njofton Matrica e mërgimtarëve të Maqedonisë, priten maqedonas nga të gjitha anët e vendit dhe nga diaspora.
Takimi mbarëmaqedonas do të mbahet nga ora 10:30 deri në orën 12:30 në oborrin e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, ku më parë, nga ora 07:30 deri në 22:30 do të mbahet shërbesë e shenjtë.
Nga Matrica e mërgimtarëve të Maqedonisë informojnë se takimin e 53-të mbarëmaqedonas do ta hap akademikja Katica Qulavkova, ndërsa të pranishmit do t’i përshëndesë Toni Konjanovski, kryetar i Komunës së Manastirit dhe udhëheqësi i takimit, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska do të drejtohen në emër të Qeverisë së Maqedonisë, fjalime do të mbajnë organizatorët, si dhe përfaqësues të maqedonasve nga vendet fqinje.