10.8 C
Skopje
Saturday, November 27, 2021

Në Shqipëri, 6 viktima nga COVID-19

Gjashtë qytetarë të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3042 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me coronavirus, 501 qytetarë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 218 qytetarë të infektuar me COVID-19 janë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë etj.

Aktualisht janë 6,872 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një qytetar nga Gjirokastra 57-vjeç, dy qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç, një qytetar nga Kukësi 67-vjeç, një qytetar nga Saranda 75-vjeç, një qytetar nga Tirana 79-vjeç.

Janë shëruar 575 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të epidemisë janë kryer 1,243,246 testime, ndërsa kanë rezultuar 175,664 qytetarë pozitivë. 166,009 të prekur janë shëruar dhe 2,783 të prekur kanë ndërruar jetë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img