19.8 C
Skopje
Saturday, July 13, 2024

Në Shkup sanksionohen 154 shoferë, 18 automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt teknike

Shkup, 17 gusht – Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme  vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 sanksione,  prej të cilave shtatëmbëdhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, dhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetëmbëdhjetë sanksione për automjete të transportit publik në gjendje teknike jo të rregullt, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katër gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër gjoba për automjete të paregjistruara…sqarohet në kumtesë.

Nga MPB theksojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksohet në kumtesë. 

Marketing
Related news