3.8 C
Skopje
Saturday, April 20, 2024

Në Shkup janë sanksionuar 135 shoferë

Shkup, 15 dhjetor – Në territorin e Qytetit të Shkupit janë gjobitur gjithsej 135 shoferë, në kuadër të kontrollit të djeshëm aksional në fushën e trafikut.

Siç kumtuan nga MPB-ja prej tyre për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara janë shqiptuar 14 sanksione, 16 masa për vozitje pa patent shoferi dhe pesë për automjete të paregjistruara.

“Janë shqiptuar gjashtë masa për mosrespektim të përparësisë për kalim, pesë për kalim në sinjal të mbyllur (dritë e kuqe), 32 për parkim jo të rregullt”, qëndron në kumtesë.

Kontrollet e përforcuara aksionale vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Marketing
Related news